Mësoni të krijoni uebfaqe

Zhvilluesit front end përdorin teknologjitë HTML, CSS dhe JavaScript si blloqe për të krijuar faqe të internetit.
Për shkak se pothuajse çdo biznes ka nevojë për një faqe interneti për të arritur klientët e saj dhe, si rrjedhojë kërkesa për zhvilluesit e front end është shumë e madhe. Me një treg eksploziv pune, pagë shumë të mirë dhe mundësi të mëdha zhvillimi.
Pozita zhvillues front end është njëra ndër pozitat më të kërkuara në tregun e punës.
Përshkrimi i kursit
Parakushte: nuk kërkohen
Moduli i fundamental

Kohëzgjatja 36 orë të plota
Front end Fundamentals Course
HTML dhe CSS janë blloqe ndërtuese për krijimin e faqeve të internetit dhe gurthemelet e zhvillimit front end. Në këtë kurs, ju do të mësoni se si të strukturoni, si të kodoni dhe si të filloni faqen tuaj të internetit nga e para.
Do të mësoni gjithashtu se si të përfitoni nga veglat moderne të zhvillimit të internetit që vijnë në të gjithë shfletuesit kryesorë të internetit për ta bërë më të lehtë shkrimin e kodit dhe krijimin e faqeve të internetit nga sa keni imagjinuar!
JU DO TË MËSONI:
- HTML5
- CSS3
- Bootstrap
- JavaScript / jQuery
Moduli i ndërmjetëm

Kohëzgjatja 30 orë të plota
Front end Intermediate Course
Thelloni njohurit tuaja në front-end duke mësuar koncepte më të avansuara të HTML5, CSS3 dhe Javascript si dhe duke përvetesuar teknologji të reja që përdoren për zhvillimin e web aplikacioneve moderne.
Disa nga teknologjitë dhe metodat e kodimit të cilat do i mësoni gjatë këtij moduli janë: @media query, Sass & Less dhe Ajax.
JU DO TË MËSONI:
- HTML5 & CSS3
- SASS & LESS
- AJAX, JSON & API
Moduli i avancuar

Kohëzgjatja 30 orë të plota
Front end Advanced Course
Angular & TypeScript
Veqoritë e fuqishme të Angular mundësojnë zhvillimin e web aplikacioneve që janë komplekse, të përshtatshme, moderne dhe të lehta për përdorim.
Ky trajnim do ju mësojë konceptet fundamentale rreth moduleve, direktivave, komponentave, databinding, routing, HTTP access dhe më shumë.
JU DO TË MËSONI:
- Angular
- TypeScript
Moduli i projektit

Kohëzgjatja 10 orë të plota
Complete Project Development Course for FREE
Gjatë këtij moduli do të mësoni aplikimin praktik të koncepteve të HMTL, CSS, JavaScript, jQuery dhe Bootstrap duke zhvilluar një frontend aplikacion të plotë. Çdo gjë do të fillojë nga e para që është konceptimi i projektit, analizimi i kërkesave, pastaj dizajnimi dhe kodimi i pamjes, lansimi dhe testimi i aplikacionit final në shfletuës të ndryshëm.
Metodat dhe praktikat e përdoruar për zhvillimin e këtij aplikacioni janë më bashkëkohoret të përdoruara nga ekipet e zhvillueseve profesional.
JU DO TË MËSONI:
- Analizimi i kërkesave të klijentitt
- Planifikimi i projektiti
- Kodimi i pamjes së aplikacioni
Veglat që ju duhen për këtë trajnim:
CODE EDITOR
Visual Studio Code është një aplikacion që përdoret për të shkruar tekst të thjeshtë të pa formatuar, i cili shpesh përdoret për të koduar.
WEB BROWSER
Shfletuesi (Web Browser), është një aplikacion softverik (një program) i cili përdoret për të kërkuar, qasur dhe eksploruar faqet e internetit.
CHROME DEVTOOLS
Chrome DevTools janë vegla të integruara në Google Chrome që ju mundësojnë të inspektoni dhe të gjeni gabimet në HTML, CSS dhe JavaScript
Command Line
Command Line është një program i cili pranon komandat, të cilat pastaj i kalon në sistemin operativ të kompjuterit për tu ekzekutuar.
Pas përfundimit të programit, ju do të përfitoni:
Certifikatë Zyrtare të Përfundimit
FRONT END DEVELOPER
Një shtesë perfekte për portofolin tuaj, për rezymen tuaj, dhe profilin tuaj në LinkedIn!
Trajnimi organizohet në bashkëpunim me DEVSIZE
Si mund ta di nëse ky kurs është për mua?
KY KURS ËSHTË PËR JU NËSE:
- Ju dëshironi të ndërtoni vetbesim dhe të fitoni para me aftësi të teknologjisë, por nuk dini si të filloni.
- Ju jeni njohur me HTML dhe CSS por ju duhet të mësoni bazat.
- Ju pëlqen të mësoni të jeni argëtues dhe bashkëpunues.
- Ju nuk mund të prisni më shumë të mësoni se si të krijoni faqen tuaj të internetit.
KY KURS NUK ËSHTË PËR JU NËSE:
- Tashmë veq dini të dizajnoni dhe kodoni faqet tuaja të internetit nga e para.
- Ju dëshironi të mësoni tema më të avancuara siç janë programimi back end ose zhvillimi i aplikacionit për mobile.
- Ju dëshironi të mësoni thellësisht përdorimin e veglave të dizajnit të Adobe ose të praktikoni dizajnimit të uebit.
Rishikim
Për tu bër zhvillues i front end, ju nuk keni nëvojë t’i ktheheni përsëri shkollës ose të jeni nën moshën 30, apo edhe 40 vjeç. Nuk është e nevojshme ta lini punën tuaj ose të merrni pushim pa pagesë. Nuk është e nevojshme të dini as edhe një gjë të vetme në lidhje me kodimin – mjafton të dini nëse ta shkarkoni një skedar, dhe ju jeni mjaft teknik.
Zgjedhni planin e duhuri për ju
Regjistrohuni në programin që është më i përshtatshmi për nevojat tuaja!-
Trajnimi
425.00€382.50€Description
Përfshinë trajnimin, materialin e trajnimit dhe certifikatën e vijueshmërisë.Add to cart -
+ Certifikimi
190.00€171.00€Description
Përfshinë trajnimin, materialin e trajnimit dhe certifikatën JAT. Add to cart -
+ Punësimi
285.00€256.50€Description
Përfshinë trajnimin, materialin e trajnimit, certifikatën e vijueshmërisë, certifikatën JAT dhe punësimin. Add to cart